për ne.

Chelsea Point është themeluar në vitin 2007 nga Alan Fox, dhe për qëllim kishte të sjellë ndërtime të cilësisë së lartë në rajon. Kompania ka ndërtuar një numër të projekteve këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është e njohur për standarde të larta të ndërtimit.

Jemi duke planifikuar edhe disa projekte të tjera për të ardhmen, të cilat nuk do të jenë të sektorit të vendbanimeve mirëpo, hapësira ku të rinjtë mund ta kalojnë kohën e lirë. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë por ka mungesë të madhe të hapësirave argëtuese.

Shpresojmë që në vitet e ardhshme do të sjellim projekte unike, frymëzuese dhe të reja në Kosovë, të cilat do t’iu dedikohen posaçërisht të rinjëve. Sporti dhe aktivitetet e tjera për të rinj do të luajnë një rol të madh në atë se çfarë duam të ndërtojmë në të ardhmen, dhe do të ishte shumë mirë nëse do të njihnim më shumë kampionë në sport nga Kosova.